Gjiganti anglez shpreh interesim për Casemiron

Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro. Braziliani ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por ai thuhet se po kërkon rritje të pagës.

Kjo thuhet se mund t’i sjellë probleme dhe Casemiro mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas “The Mirror”, Chelsea thuhet se po monitoron situatën e 30-vjeçarit pasi trajneri Thomas Tuchel dëshiron të përforcohet në mesfushë.

Advertisements

Përfaqësuesit e Casemiros do të zhvillojnë bisedime me zyrtarët e Real Madridit pas finales së Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 28 maj.