Gjigandi Muriçi nis stërvitjet

Portieri i ri i Kosovës, Arijanet Muriçi, që pritet të debutojë në duelet e nëntorit me Kosovën, ka filluar stërvitjet nën direktivat e Bernard Challandesit në Fadil Vokrri. Muriçi 198 centimetra i gjatë me fizikusin e tij duket gjigand në fushë dhe pritet të jetë përforcim i klasit të lartë për Kosovën në përballjet vendimtare.

Portieri i dytë i Manchester Cityt, lider i Premier Ligës aktualisht, është që nga viti 2015 pjesë e ekipit anglez, prej ku kishte ardhur nga Grasshoppersi zviceran. Muriç është 20 vjeçar dhe ditëlindjen e fundit e ka festuar më 7 nëntor.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com