Në zyrat e FSHF-së ka mbërritur një raport konfidencial që ka njoftuar se ndeshja mes Kukësit dhe Kastriotit është e trukuar. Ka qenë vetë UEFA, ajo e cila e ka dorëzuar këtë dokument në FSHF dhe në të, shkruhet se ka prova të mjaftueshme për të provuar se realisht ndeshja ishte e trukuar.
Numri një i klubit verilindor, Safet Gjici ka reaguar në lidhje me këto akuza, duke i hedhur poshtë dhe duke qenë i bindur se Kukësi nuk i njeh këto gjëra. Në një prononcim për “Balkanweb”, Gjici u shpreh se Kukësi nuk ka trukuar asnjëherë ndeshje si në Shqipëri, ashtu edhe në Europë.
“Kukësi nuk ka trukuar ndeshje dhe as nuk trukon jo vetëm brenda kampionatit tonë, por as në Kupat e Europës. Nuk i druhemi fare këtij raporti pasi jemi totalisht të pastër dhe nuk i njohim këto gjëra”, u shpreh presidenti i Kukësit, Safet Gjici.