Taulant Seferi po tregon një formë të shkëlqyer në kampionatin zviceran, te Ksamaksi ku ai aktivizohet nga fillimi i këtij sezoni. Këta të fundit barazuan ditën e djeshme ndaj Sionit në transfertë, me rezultatin 1-1. Pikërisht golin për Ksamaksin e shënoi Taulant Seferi, i cili ishte i pari për të në kampionat, duke i dhënë ekipit të tij 1 pikë shumë të rëndësishme.
Djaloshi nga Kumanova zhvilloi një ndeshje pothuajse perfektë ditën e djeshme dhe, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.
23-vjeçari është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Zvicër, përkrahë lojtarëve të tjerë që shkëlqyen në fundjavën që lamë pas. Në formacionin e javës bën pjesë edhe Kasami, i cili gjithashtu shënoi golin për Sionin, në ndeshjen kundër Ksamaksit të Seferit.