VETI KUNDËR INFLAMACIONEVE. Gjethet e rrushit njihen për vetitë kundër inflamacioneve. Inflamacionet kronike mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si ato të zemrës, disa lloje të kancerit dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Sëmundje tjera që vijnë si rezultat i inflamacioneve janë artriti dhe sëmundjet gastrointestinale, përfshirë edhe sëmundjen e Crohn-it.
VETI KUNDËR MIKROBEVE. Rrushi si tërësi është burim i mirë me antioksidues, por sipas studimeve del se edhe gjethet e rrushit janë të pasura me veti kundër mikrobeve dhe kanë komponent me antioksidues. Studimi që ishte publikuar në “International Journal of Food Properties” në fillim të vitit 2013 ka krahasuar vetitë prej antioksiduesi në gjethet e mbledhura në muajin maj, gusht dhe shtator. Ishte dëshmuar se ato të mbledhura në muajin shtator kishin më së shumti flavonoide, fenole, të gjitha si antioksidues.
BURIM PËR AMINOACIDET OMEGA-3. A e keni ditur se ka bimë të pasura me aminoacidet omega 3? Farat çia, farat e lirit, janë në majën e listës për aminoacidet omega 3. Por janë edhe disa perime me gjethe të gjelbër, përfshirë gjethet e rrushit, që depërtojnë në këtë listë.
ILAÇ NATYRAL PËR VENAT E ZGJERUARA. Një studim i publikuar në mars të vitit 2004, në revistën shkencore “Drugs in R & D”, ka ekzaminuar ekstraktet e gjetheve të rrushit te femrat dhe te meshkujt që vuanin nga venat e zgjeruara. Rezultatet e studimit ishin mjaft premtuese, ku pas gjashtë javësh studimi pacientët që kishin pranuar ekstrakte nga gjethet e rrushit kishin përmirësuar nivelin e oksigjenit kishin përmirësuar qarkullimin e gjakut. TË
PASURA ME KALCIUM DHE MAGNEZ. Gjethet e rrushit po ashtu janë të mbushura me magnez dhe kalcium, bashkë edhe me një numër të madh të mineraleve tjera. Magnezi dhe kalciumi janë të nevojshëm për shëndetin e eshtrave. Ky kombinim i mineraleve luan rol të rëndësishëm në shëndetin e muskujve dhe funksionimin e nervave.
VLERAT USHQYESE TË GJETHEVE TË RRUSHIT. Gjethet e rrushit kanë pak kalori. Për mirëqenien e përgjithshme janë burim i mirë për nutrente. Janë të pasura me vitamina C, E, A, K dhe B6, niacinë, hekur, riboflavinë, fibra, kalcium, folate, bakër, magnez dhe mangan.