Gjethet e dafinës janë një mburojë e mirë edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Këto gjethe përmbajnë substanca të vlefshme siç janë rutina, salicylates, acidi kafeik dhe fitoushques që forcojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë funksionet e saj
Gjethet e dafinës janë krejt ndryshe nga çdo erzë, ose barishte e thatë që mund të kemi në kuzhinë. Në çdo gatim, të gjitha erëzat dhe barishtet e tjera përdoren dhe konsumohen deri në fund, ndërkohë që gjethet e dafinës duhen hequr nga ushqimi përpara servirjes. Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, vitamina dhe minerale plot vlera. Gjethet e dafinës janë efikase në trajtimin e diabetit të llojit 2. Ato ulin nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit dhe trigliceridet.
PËRGATITJA
Për të përfituar rezultatet maksimale, gjethet duhen shkërmoqur, pluhuri i tyre të përfshihet në ushqim dhe të konsumohet për 30 ditë. Konsumimi i dafinës pluhur do të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe do të rregullojë funksionet e zemrës. Antioksidantët te gjethja e dafinës e ndihmojnë trupin të përpunojë insulinën në mënyrë më efikase. Kjo veti e bën dafinën një zgjedhje të mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Gjethet e dafinës ndihmojnë tretjen dhe shmangin çrregullimet në këtë sistem.
Nëse pini çaj dafine, mund të luftoni aciditetin e lartë në stomak dhe të zgjidhni problemin e lëvizjeve të çrregullta të zorrëve. Gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mundësojnë shpërbërjen e proteinave dhe rrjedhimisht ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për dietat jovegjetariane. Merrni 5 gramë me gjethe dafine, shtoni xhenxhefil dhe ziejini së bashku në 200 ml ujë deri sa të mbetet 1/4 e ujit. Shtoni mjaltë dhe piheni lëngun dy herë në ditë.
VETI TË TJERA
Gjethet e dafinës janë një mburojë e mirë kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Këto gjethe përmbajnë substanca të vlefshme siç janë rutina, salicylates, acidi kafeik dhe fitoushques që forcojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë funksionet e saj. Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe ankthi duhet të ziejnë tre gramë me gjethe dafine dhe 3-4 gramë me lule të trëndafilit të egër në 300 ml ujë. Lëngu duhet të ziejë deri sa të mbetet 75 ml e ujit. Kullojeni dhe piheni. Gjethet e dafinës janë efikase kundër infeksioneve dhe simptomave të të ftohtit dhe gripit. Në rastet kur vuani nga probleme me frymëmarrjen, zieni 2-3 gjethe dafine në ujë. Lëreni të ftohet për 10 minuta. Zhysni një napë në lëng dhe më pas vendoseni në kraharor për ta çliruar nga bllokimet e shkaktuara nga i ftohti, kolla dhe virozat. Çaji i gjetheve të dafinës është efikas kundër temperaturës.
Nëse vuani nga teshtimat e përsëritura, zieni disa gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet ¼ e tij. Kullojeni dhe piheni lëngun. Nëse konsumoni gjethe dafine nëpërmjet çajit, përpara fjetjes do të keni një gjumë të mirë dhe të qetë. Ky çaj bën mrekulli. Gjethet e dafinës ndihmojnë kundër infeksioneve dhe gurëve në veshka. Zieni 5 gramë me gjethe dafine në 200 ml ujë deri sa të mbetet 50 ml e tij. Kullojeni dhe lëngun piheni dy herë në ditë. Ky lëng do të parandalojë formimin e gurëve. Gjethet e dafinës largojnë stresin nga lëkura dhe parandalojnë shfaqjen e njollave dhe rrudhave. Hidhni 5 gjethe të thata të dafinës në dy gota ujë. Ziejeni lëngun për 2 minuta në një çajnik të mbyllur. Hidheni lëngun e zier dhe mbajeni fytyrën sipër enës, duke mbuluar kokën me një peshqir.