Emir i Dubait, Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, ka përlotur një fshat të vogël, duke vendosur të blejë kishën e tij metodiste. Banorët e Godolphin, një fshat në Helston të Anglisë, ishin mes përpjekjeve të dëshpëruara për të mbledhur fonde, dhe kishin nevojë urgjente për ndihme. Atyre u duheshin 90.000 dollarë për të blerë kishëzën që ata synonin të konvertonin në qendrën e komunitetit por kishin mbledhur vetëm 25.000 sterlina. Fshati ka të njëjtin emër me një nga sallat e famshme botërore ‘Godolphin’, e themeluar nga vetë sheiku, shkruan syri.net. Emiri vendosi t’i ndihmonte duke kontribuar një pjesë të madhe parash. “Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha përfaqësuesi i komunitetit të fshatit. Nuk dihet sesa ka kontribuar Sheiku Mohammed, por banorët thonë se “shumë shkonte përtej asaj që u duhej”. Një fshatar tha se ata kishin filluar të dorëzoheshin deri kur morën disa telefonata rresht na vetë Emiri i Dubait, i cili i premtoi se do t’i ndihmonte.
Gjesti prekës i Emirit të Dubait: Përlotet fshati i varfër (FOTO)
Leave a comment