Álvaro Morata e filloi ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, nga stoli. Antonio Conte i dha atij hyrjen në fushë si zëvendësues, duke qenë “aktor” i sfidës që përfundoi pa gol për londinezët. Kur rezultati 3-0 shkëlqeu në tabelën përkatëse elektronike të “Camp Nou”, Morata hyri, në fushë në minutën e 66-të. Ai, jo vetëm që ishte një “tingull i shpërthyer” nga e kaluara te Real Madridi, por kur hyri në fushë, ishte gjithashtu objektivi i disa këngëve. Këto kore të tifozëve i përkujtuan atij të kaluarën me Real Madridin: “Sa keq jeni, Morata sa keq jeni”. Morata u përgjigj me një gjest të shëmtuar, duke prekur pjesët e tij intime në mënyrë të përsëritur, siç mund të shihej në kamerat “Atresmedia”.