Këto foto të shkrepura rastësisht nga një kalimtar kanë tërbuar mbarë Britaninë e Madhe. Një police është fotografuar duke përdorur makinën pa duart në timon, shkruan Tema. Ajo shihet me një celular në dorë teksa timonin e mban thjesht duke mbështetur paksa dorën. Policia e Londrës ka nisur një hetim për ngjarjen dhe mësohet se policja kërcënoi personin që e fotografoi që të fshinte pamjet.