Rreth një vit më parë bota e futbollit u trondit nga lajmi i tmerrshëm se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, ishte ndarë nga jeta nga një infarkt që e goditi në prag të një ndeshjeje kampionati në Udine. Astori sapo kishte mbushur 31 vjeç, ishte një ndër lojtarët më të dashur për tifozët e Fiores dhe ndër më të respektuarit në Serinë A. Për këtë arsye, Fiorentina e hoqi nga qarkullimi fanellën me numër 13 dhe bëri të ditur se qendra stërvitore e klubit do të merrte emrin e futbollistit fatkeq.
Pëveç këtyre, Fiorentina nuk ka harruar as familjen që ka lënë pas Astori: bashkëshortja Francesca dhe vajza 2-vjeçare Vittoria. Mediat italiane raportojnë se klubi ka krijuar një fond për familjen Astori, ku për vitin 2018 ka depozituar 1.5 milionë euro.