Një restorant në pronësi të një myslimani po bënë gjiro xhiron e botës, kjo për gjestin qe ka bërë pronari, i cili ofron për të moshuarit dhe të pastrehët ushqim falas në ditën e Krishtlindjeve, me mbishkrimin në restorantin e tij “Askush nuk ha vetëm për Krishtlindje”. Stafi i restorantit u bëri thirrje njerëzve për ta shpërndarë nismën e tyre përmes rrjeteve sociale, kjo gjë u vlerësua në masë të madhe nga njerëzit. Vicky Lanfear shkroi në rrjetin social Facebook: “Ky është gjesti më vetëmohues që kam parë ndonjëherë dhe ata duhet ti mbështesim e ti shohim si shtyllë e komunitetit tonë”. Suzannah Harris shtoi: “Çfarë gjesti i bukur”. Linda Leach shkroi: “Ka ende mirësi në këtë botë, njerëz të mahnitshëm”. Kjo nismë gjithashtu mori një reagim shumë pozitiv në rrjetin social Twitter.
Gjest mahnitës i një myslimani për krishtlindje (FOTO)
Leave a comment