Gjesti rrallë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në ndeshjet e ligës së basketbollit në botë NBA. Dallas Mavericks kanë pësuar humbje kundër skuadrës së Los Angeles Clippersave me rezultat 121:112.
One of a kind…@swish41 waxes poetically about his favorite moments in L.A., Doc's gesture, and Instagram.#MFFL pic.twitter.com/9JWsfH8RM5
— FOX Sports Southwest (@FOXSportsSW) February 26, 2019
Por, vëmendjen më të madhe e ka marrë trajneri i klipersave, Doc Rivers i cili në një moment kërkoi ‘time-out’ shkaku i Dirk Nowitzkit.
Në fakt, kishin mbetur nëntë sekonda deri në përfundim të ndeshjes kur strategu kërkoi një minutë pushim dhe u kërkoi tifozëve të pranishëm në Staples Center ta duartrokisnin basketbollistin gjerman të Dallasit.
E gjithë kjo pasi 41-vjeçari po luan sezonin e fundit si basketbollist profesionist, duke i dhënë fund karrierës 21-vjeçare, ku ka pasur në total 1500 ndeshje.
Doc called a timeout to stop the game so Clippers players and fans could give Dirk a standing ovation 🙏 pic.twitter.com/G0yV99Qr8R
— Bleacher Report (@BleacherReport) February 26, 2019
Gjatë kësaj periudhe shtatgjati ka pasur një mesatare prej 21 pikëve, 7.6 kërcimesh dhe 2.4 asistimesh për ndeshje. Ndryshe, lojtari do të mbahet mend si lojtari më i mirë evropian i basketbollit që është paraqitur ndonjëherë në “The National Basketball Association”.