Gjermania prodhon më shumë mbetje letre dhe kartoni për person se sa çdo komb tjetër i industrializuar ose në zhvillim i G20-ës, deklaroi qeveria në përgjigje të një kërkese informacioni nga Partia e të Gjelbërve.
”Vitin e kaluar kjo shifër ishte 241,7 kilogramë për person, e renditur para SHBA-së, shifra e së cilës ishte më pak se 211 kilogramë”, raportoi sot gazeta ”Saarbruecker Zeitung”, duke cituar të dhënat nga qeveria. Ka pasur një rritje të konsiderueshme në përdorimin e letrës për paketim, nga më pak se 70 kilogramë për person në vitin 1991, në 96,3 kilogramë në vitin 2018. Qeveria deklaroi se arsyeja ishte rritja e blerjeve online.
Megjithatë, qeveria dhe agjencitë e saj kanë pjesën e tyre të fajit. Rreth 1,15 miliardë fletë letre u përdorën nga ata në vitin 2015. Kjo shifër ra në 1,05 miliardë vitin e kaluar. Zëdhënësja e të gjelbërve në parlament për çështjet e mjedisit, Bettina Hoffman, u shpreh se prodhimi i letrës kërkon prerjen e pemëve, gjë që do të krijonte një hapësirë sa 40 000 fusha futbolli. Ajo bën thirrje që reduktimi i mbetjeve të letrës dhe kartonit të mbështetet me ligj.