Gjermania është vendi më i mirë për të bërë karrierë, tregon një studim i ri. Gjermania për herë të parë ka tejkaluar Suedinë, shkruan albinfo.ch. Banka ndërkombëtare “HSBC” ka lëshuar një listë të vendeve më të mira për punë, dhe Gjermania kryeson listën e “udhëtarëve ambiciozë globalë që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në një vend tjetër”.
5% e të anketuarve e vlerësuan atë si vendi më produktiv për të punuar, 70% e tyre mendojnë se ekuilibri mes jetës private dhe biznesit është shumë më i mirë në Gjermani. Meqenëse disa kompani i ndalojnë punonjësit e tyre që të kontrollojnë e-mailet gjatë fundjavave, përcjell albinfo.ch. 3% e të anketuarve mendojnë se puna në Gjermani është më e sigurt dhe 77% e tyre thonë se shanset e tyre për të fituar më shumë janë më të mira se në vendin ku ata vijnë.
Vendi i tretë është Britania e Madhe, e cila ka bërë përparim në ekulibrin mes biznesit, jetës private dhe të ardhurave. Bazuar në një studim që përfshin më shumë se 22,000 punëtorë ndërkombëtarë, ambiciet e karrierës janë arsyeja kryesore për njerëzit që lëvizin jashtë vendit.