Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë për zgjedhjet e shtatorit në Gjermani ka propozuar refuzimin e euros. Partia propozon masa të ashpra kundër emigracionit. Ky program tashmë është paraqitur dhe do të duhet ta miratojnë anëtarët e partisë në muajt e ardhshëm. Sondazhet tregojnë se rejtingu i partisë po bie. Tani ata kanë mbështetjen e 11%, verën e kaluar kishin mbështetjen e 16% të votuesve. Alternativa për Gjermaninë është e angazhuar për reduktimin e ndotjes dhe zhurmës, ndihma për familjet, promovimin e shëndetit dhe të ngjashme.