Gjermania për rishqyrtimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

Zëvendës ambasadori gjerman në OKB, Jürgen Schulz, kërkoi sot nga Prishtina zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe, duke thënë se ajo është në kundërshtim me proceset e integrimit.

Ai gjithashtu tha se Berlini është në favor të rishqyrtimit të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.Duke folur për incidentin me pjesëtarin rus të UNMIK-ut, i cili pengoi Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj gjatë aksionit të 28 majit në veri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, diplomati gjerman tha se ‘pjesëtarët e UNMIK-ut duhet të veprojnë në përputhje me mandatin që ka misioni’.