Vetëm një pikë e marrë në dy ndeshje dhe kualifikimi për 16-she të “Katar 2022” në fije të perit, për t’u vendosur në ndeshjen e fundit të grupit. Gjermania, një nga favoritët në letër për triumfin në këtë Kupë Bote, po përgatitet të luajë gjithçka për gjithçka kundër Kosta Rikës.
Do ta bëjë këtë duke e ditur se ka vetëm një rezultat të mundshëm në dispozicion, fitoren, duke qenë se aktualisht renditja e Grupit E e sheh në vendin e fundit: Spanja 4 pikë, Japonia dhe Kosta Rika 3, Gjermania 1.
Kosta Rika, pasi u mposht 7-0 nga Spanja, arriti sukses ndaj Japonisë, gjë që e mban ende në garë. Për këtë arsye, ajo që do të zhvillohet në “Al Khor” do të jetë një ndeshje brenda ose jashtë Botërorit për të dyja skuadrat. E thënë ndryshe, si “finale”.
Luis Suarez do të dizajnojë skuadrën e tij me 5-4-1, në të cilin në mbrojtje, përpara Keylor Navas, do të rreshtohen Fuller dhe Oviedo nga krahët, ndërsa Duarte, Watson dhe Vargas do të përbëjnë dyshen qendrore.
Borges dhe Tejeda do të pozicionohen në mesfushë, ndërsa Torres dhe Campbell do të nisin nga krahët për të garantuar vrapim, cilësi dhe mbështetje për sulmuesin e vetëm Contreras.
Hansi Flick do të mbështetet te skema 4-2-3-1 në të cilën, përpara Neuer do të pozicionohen Klostermann, Süle, Rüdiger dhe Raum. Të katër do të ngrenë murin mbrojtës.
Mesfusha me Gündogan në qendër, të mbështetur nga Kimmich, ndërsa sulmi do të jetë në këmbët e Füllkrug, autori i golit që i lejoi gjermanët të shmangnin humbjen ndaj Spanjës. Në mbështetje të tij do të jenë Musiala, Goretzka dhe Sané.
Ja formacionet e mundshme:
KOSTA RIKA (5-4-1): Keylor Navas; Fuller, Duarte, Waston, Vargas, Oviedo; Torres, Borges, Tejeda, Campbell; Contreras.
GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer; Klostermann, Süle, Rüdiger, Raum; Kimmich, Gündogan; Musiala, Goretzka, Sané; Füllkrug.