Berlin, 25 shtator – Ministria e Punëve të Jashtme gjermane lëshoi sonte paralajmërime për qytetarët për udhëtime në Republikën Çeke, Luksemburg dhe provincën austriake të Tirolit.
Ministria gjermane kumtoi se qytetarët nuk duhet të udhëtojnë pa nevojë në Republikën Çeke, Luksemburg dhe Tirol për shkak të numrit të madh të njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri.
Më herët gjatë ditës, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan këshilloi gjermanët të qëndrojnë në vend për shkak të pandemisë së virusit për pushimet e vjeshtës dhe dimrit dhe të përmbahen nga udhëtimet jashtë vendit.