Gjermania paralajmëroi plan për stimulim të ekonomisë prej 130 miliardë euro

20

Berlin, 4 qershor – Kancelarja gjermane Angela Merkell mbrëmë paralajmëroi plan për rimëkëmbje për periudhën 2020-2021 prej 130 miliardë eurove, me qëllim që të stimulojë ekonominë, e cila është goditur fortë nga pandemia e re e koronavirusit.

Pas dy ditësh bisedimesh, Merkell theksoi se pakoja ishte “përgjigje e guximshme” që do të rrisë konsumin dhe investimet, si dhe do të zvogëlojë presionin mbi familjet dhe të tjerët.

Ndihma është paraparë për komunat e huazuara, ulje të përkohshme të TVSH-së, transferimin e borxheve të përbashkëta për qeverinë federale, shtesa prej 300 eurove për fëmijë në familje, ose premi dy herë më të lartë për blerjen e automjetit elektrik për të mbështetur industrinë e automobilave.

Comments are closed.