Berlin, 21 prill – Dhoma e poshtme e parlamentit gjerman – Bundestagu, e miratoi sot amendamentin kontestues të ligjit, me të cilin qeverisë federale të kancelares gjermane Angela Merkel i jepen autorizime të udhëheq luftë vendosëse kundër valës së tretë të pandemisë Kovid-19.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje nga infektimet parashikojnë zbatim automatik të kufizimeve të ashpra në nivel nacional kur shkalla e infektimit e tejkalon kufirin e konfirmuar.
Ligji për zbatim të barabartë të “frenave urgjent” në fushat me shkallë të lartë të infektimit duhet t’i zëvendësojë masat e ndryshme të cilat tani zbatohen në 16 shtete federale, të cilat ndryshme janë kompetente në fushën e shëndetësisë.
Gjatë votimit të masave të reja, para ndërtesës së Parlamentit ishin organizuar protesta masive kundër masave resktriktive, pjesëmarrësit e së cilës policia duhej t’i dëbojë me gaz lotsjellës.
Bundestagu i miratoi ndryshime me 342 vota “pro” 250 “kundër” dhe 64 “të përmbajtur”. Dhoma e lartë e Parlamentit, në të cilin janë përfaqësuar krahinat federale, do ta shqyrtojë ligjin nesër. Nëse miratohet në të dy dhomat e Parlamentit, ai do të zbatohet deri në fund të qershorit.
Ligji parashikon vendosje të orës policore prej ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, mbyllje të objekteve sportive dhe argëtuese dhe mbyllje të shumë dyqaneve. Masat në mënyrë automatike do të zbatohen në fushat ku plotësisht ka më shumë se 100 raste të reja të infektimit në 100.000 banorë. Shkollat do të duhet të fillojnë me mësim nga distanca nëse numri i të infektuarve në 100.000 banorë tejkalon 165.
Shkalla e infektimit në nivel shtetëror në Gjermani arrin 160 raste të reja në 100.000 banorë, edhe pse në vend ekzistojnë dallime të mëdha rajonale.