Agjencia federale gjermane për statistikë sot publikoi se numri i popullatës së përgjithshme në vend e ka arritur numrin rekord të popullatës prej 82,8 milionë njerëz ose 600.000 më shumë se në fillim të vitit të kaluar. Numrin rekord të banorëve, Gjermania, e cila ballafaqohet me natalitet të ulët dhe ku vdekshmëria prej vitit 1972 është vazhdimisht më e madhe se numri i foshnjeve të sapolindura, është arritur falë migrantëve, të cilët vetëm gjatë këtyre dy viteve të fudnit, e kanë rritur numrin e përgjithshëm të popullatës. Vetëm nga kërkuesit e azilit, Gjermania ka rreth 1,3 milionë njerëz, ndërsa në këtë numër duhet t’i shtohen edhe emigrantët ekonomikë, të cilët në vend arrijnë për të kërkuar punë. Pjesa më e madhe e banorëve të rinj të Gjermanisë janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, por në vendin lider ekonomik të BE-së viteve të fundit ka edhe shumë banorë të rinj nga Greqia, Spanja dhe vendet ballkanike.