Annegret Kramp-Karrenbauer zëvendëson Ursula von der Leyen Kjo erdhi pasi që Ursula von der Leyen, që ka shërbyer në këtë pozitë që nga viti 2013, siguroi votat e nevojshme për Parlament Europian që të zë pozitën e presidentes së Komisionit Europian. Kramp-Karrenbauer do të marrë pozitën sot, raporton Der Spiegel, përcjell rtv21.tv. Ministria e Mbrojtjes konsiderohet si një punë shumë e vështirë.
Më parë është konsideruar si “ulësja e nxehtë” e politikës gjermane, duke njollosur apo përfunduar karrierat e shumë liderëve. Von der Leyen ishte ranguar ndër politikanet më pak popullore në Gjermani gjatë kohës sa shërbeu në këtë pozitë. Kramp-Karrenbauer, e njohur me inicialet AKK në Gjermani, konsiderohet si pasardhëse e Angela Merkel në pozitën e Kancelares, pasi zuri vendin e saj në krye të partisëUnioni Kristiandemokrat pas tërheqjes së Merkel nga ky post.