Prishtinë, 21 nëntor – Qeveritë e Kosovës dhe të Gjermanisë sot në Prishtinë nënshkruan protokoll për ndihmë gjermane në vlerë prej 60 milionë eurove, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se është nder që nënshkruan këtë marrëveshje dhe me këtë rast iu falënderua Gjermanisë, si një nga donatorët më të mëdhenj për Kosovën .
“Është nder për mua që nënshkruaj këtë marrëveshje. Gjermania është një prej donatorëve me të mëdhenj në Kosovë, tash me ketë marrëveshje ju kemi ofruar shumës së 700 milionë eurove”, tha Hamza.
Shefii i delegacionit të Qeverisë gjermane Dirk Shatshnajder, ka treguar edhe një herë mbështetjen e tyre për Kosovën.
“Gjermani ka ofruar 60 milionë euro për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për projektet që kanë të bëjnë me sektorë publik e që prekin jetën e qytetarit. Ne e mbështesim Kosovën për të krijuar kushtet për popullin e saj e sidomos për të rinjtë dhe edukimin e tyre”, deklaroi Shatshnajder.