Berlin, 16 dhjetor – Agjencia gjermane e sigurisë dixhitale dhe internetit konsideron se përdoruesit e postës elektronike të Yahoo nuk kanë mbrojtje përkatëse të të dhënave të tyre personale. Byroja Federale e Sigurisë Informative (BSI) e kritikon Yahoo se kompania nuk ka pranuar enkriptime përkatëse që të mbrojë përdoruesit e tij, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini. BSI i këshillon përdoruesit e Yahoo në Gjermani që të gjejnë një platformë alternative për mesazhet e tyre elektronike pasi që kompania ka zbuluar rastin e dytë të zbulimit të të dhënave personale, që e rrit frikën se mund të dështojë marrëveshja për blerjen e Yahoo nga ana e operatorit mobil “Verajzon”.