Zyrtarët gjermanë janë duke kritikuar rrjetin social “Facebook”, duke thënë se ky rrjet është duke bërë shumë pak për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe mund të përballet me denime të rrepta nëse nuk fshijnë përmbajtjet e paligjshme sa më shpejtë të jetë e mundur. Në një intervistë, ministri i drejtësisë së Gjermanisë, Heiko Maas, tha se ministria e tij është duke punuar për të bërë të mundshme përgjigjen ligjërisht të përgjegjësve të posteve të paligjshme, transmeton gazetametro.net. “Sigurisht në fund duhet të mendojmë për gjobat, nëse masat e tjera dështojnë”, ka thënë Maas. Gjermania ka patur rritje të postimeve sarkastike në mediat sociale që nga fillimi i fluksit të emigrantëve në vitin 2015. Ky propozim vjen si pasojë e zgjedhjeve të ardhshme në këtë shtet, me ç’rast ka gjasa të mëdha që të ketë postime të lajmeve të rrejshme si dhe postime me gjuhë të urrejtjes. Alternativa nacionaliste, e cila është shumë e pranishme në Facebook, ka kritikuar propozimet e qeverisë duke thënë se kjo është përpjekje tyre të kufizojnë lirinë e shprehjes.