Qeveria në Berlin ka dhënë pëlqim për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe angazhohet që procesi të përfundojë shpejtë, shkruan Dojçe Vele, transmeton koha.mk. Siç informon portal, në kumtesën nga qeveria gjermane, mes tjerash thuhet:
“Kthesat për kyçje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO janë vendosur. Në muajin shkurt të vitit 2019 do të duhet të nënshkruajnë Protokollin për aderim”, kumton qeveria në Berlin dhe shton se do të angazhohet që ai proces të realizohet shpejtë ashtu që “në muajin e njëjtë të mund të vijojë aderimi formal”.