Berlin, 11 janar – Gjermania planifikon të hapë laboratorë në të cilat gjenetikisht do të hulumtohen mostrat nga Kovid-19, që të përcaktohet nëse ato përputhen me koronavirusin e ri, më ngjitës, i cili po përhapet në Britani e Madhe dhe Afrikën e Jugut.
Qeveria gjermane do të sigurojë 200 milionë euro për laboratorë të tillë.
Është shumë e rëndësishme në afat të shkurtër të përcaktohet se cilat mutacione bartin rreziqe të caktuara. Ne duhet menjëherë t’i vërejmë llojet që transmetohen lehtësisht. Llojet e reja të Kovid-19 mund ta bëjnë sëmundjen më të rrezikshme dhe koronavirusin të bëhet më rezistent ndaj vaksinës.
Gjermania deri më tani ka qenë më pak aktive në hulumtimin gjenetikë se sa Britania e Madhe, Danimarka dhe Finlanda.