Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme sot e dënoi dënimin kundër liderit të opozitës bjelloruse, Sergej Tihanovski, të cilin Gjykata në Gomel e shpalli fajtor për thirrjen për dhunë kundër autoriteteve dhe përgatitje të trazirave masive në vend dhe e dënoi me 18 vite burg me siguri maksimale.
“I mora parasysh dënimet skandaloze kundër Sergej Tihanovski dhe të tjerëve”, deklaroi Analena Berbok në konferencën për shtyp gjatë vizitës në Stokholm. “Ata janë turp për sundimin e së drejtës dhe obligimeve ndërkombëtare të Bjellorusisë”, shtoi ajo.
Sergej Tihanovski është video bloger i njohur, i cili kandidoi për president, por u arrestua nën akuza të dyshimta dhe u vendos në burg. Në vend të tij u nominua gruaja e tij, Svetllana Tihanovskaja, e cila e fitoi vendin e dytë në zgjedhjet presidenciale. Opozita refuzoi t’i njohë rezultatet dhe organizoi protesta, të cilat në disa raste u shndërruan në trazira.