Gjermania është mike e madhe e Maqedonisë dhe qëndrojmë të gatshëm ta vazhdojmë mbështetjen tonë, deklaroi sot ambasadorja gjermane në Maqedoni, kristine Althauzer e cila mori pjesë në konferencën për bashkëpunim ndërmjet Grupit të Vishegradit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor.
“Personalisht kam marrëdhënie të shkëlqyeshme profesionale me presidentin, si dhe me politikanët e tjerë nga ky vend. Puna ime në Berlin është vlerësuar lartë nga minsitri i Punëve të Jashtme dhe nga kancelarja dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Berlin”, deklaroi Althauzer duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov se ajo ka transmetuar informata të pavërteta nga Maqedonia në MPJ-në gjermane. Althauzer nuk komentoi më shumë, vetëm e tha shprehjen “Sa më shumë armiq, aq nder më i madh për mua”.