Gjermania do të bëjë gjithçka në kuadër të fuqisë së saj që t’i ndihmojë presidentit të sapozgjedhur francez Emanuel Makron që ta përforcojë Eurozonën, deklaroi ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble. “Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta mbështesim Makronin”, deklaroi ministri në një ngjarje në Unionin Demokratik.
Shojble paralajmëroi edhe se disa nga propozimet e Makronit, duke përfshirë edhe atë për ministër evropian të Financave do të kërkojnë ndryshime në marrëveshjen e BE-së, të cilët sipas tij për momentin janë joreale.