Gjermania do të pranojë deri në 500 refugjatë minorenë, 50 të parët javën e ardhshme

21

Berlin, 8 prill – Gjermania javën e ardhshme do t’i pranojë 50 refugjatët e parë minorenë të cilët momentalisht ndodhen në njërin prej ishujve grekë, kumtoi sot qeveria gjermane, e cila po përgatitet të pranojë 350 deri në 500 refugjatë të mitur në fazën e parë.

“Fluturimet Çarter nga Greqia priten javën e ardhshme. Dy javë pas mbërritjes së tyre, fëmijët do të vendosen në karantinë në provincës federale Saksonia e Poshtme, ndërsa më pas ata do të transferohen në provinca të tjera”, kumtoi sot Ministria e gjermane e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Hajko Maas paraprakisht për RTL deklaroi se në fazën e parë në Gjermani duhet të arrijnë prej 350 deri 500 refugjatë të mitur të pashoqëruar.

Në fillim të marsit, qeveria vendosi të pranojë gjithsej 1.000 deri 1.500 refugjatë të mitur nga strehimoret në ishujt grekë.(koha.mk)

Comments are closed.