Ne bëjmë thirrje në formimin e shpejt të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pasi rezultatet të finalizohen”.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për formim sa më të shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.
“Gjermanie e Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje në formimin e shpejt të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pasi rezultatet të finalizohen”.
“Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”.