Gjermania dhe Austria kërkojnë vazhdim të kontrollit të kufirit të përbashkët, duke i pas parasysh kërcënimet aktuale për siguri, deklaruan sot në Berlin, ministrat gjerman dhe austriak të punëve të brendshme, Tomas de Mezier dhe Volfgang Sobotka. Mezier theksoi se Gjermania kërkon vazhdim të afatit për kontrollin kufitar, i cili përfundon nga mesi i muajit të ardhshëm për shkak të “sigurisë së pamjaftueshme të kufijve të jashtëm të BE-së” dhe rrezikun nga sulmet terroriste. Ai theksoi se takimi i kreut të G-20, i cili është caktuar për në korrik në Hamburg, është arsye e mjaftueshme për vazhdimin e masave për kontrollin kufitar. Me vendosjen e atij regjimi përkohësisht është ndërprerë zbatimi i Marrëveshjes së Shengenit për lëvizje të lirë përmes kufijve të vendeve nga ky dokument, midis të cilëve janë Gjermania dhe Austria. Sobotka përmendi për rëndësinë e lidhjeve ekonomike midis vendeve fqinje, por se siguria e qytetarëve është prioritet. Ai shtoi se Austria e mbështet pozitën e Gjermanisë.