Berlin, 7 nëntor – Gjermania deri në vitin 2031, fillimisht në vend të planifikimit deri në vitin 2024, do të ndajë nga dy për qind nga BPV-ja vjetore për mbrojtjen e saj dhe të NATO-s, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Anegret Kramp-Karenbauer.
Ministrja Kramp-Karenbauer deklaroi se Gjermania do të ndajë për mbrojtje nga dy për qind nga BPV-ja më së voni deri në vitin 2031, transmetojnë mediat britanike.
“NATO-ja është dhe do të mbetet spirancë e sigurisë evropiane. Por, gjithashtu, është e qartë edhe se Evropa duhet ta rrisë aftësinë e saj komplimentare për veprim”, tha Kramp Karenbauer në kremtimin e organizuar mbrëmë në nder të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg.
“Kjo fillon me buxhetin për mbrojtje. Duhet të ndajmë 1,5 për qind deri në vitin 2024 dhe dy për qind më së voni deri në vitin 2031”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes.
Vetëm shtatë vende anëtare të Aleancës për momentin e përmbushin këtë qëllim të projektuar të ndajnë dy për qind nga BPV-ja e tyre për mbrojtje. SHBA-ja, Britania e Madhe, Greqia, Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia. (koha.mk)