Berlin, 18 shkurt – Gjermania dërgon dërgesë të dytë të ndihmës mjekësore në Kinë për ta ndihmuar në luftimin me koronavirusin, që ka infektuar më shumë se 73.000 persona.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas sot deklaroi se Qeveria gjermane do të dërgojë 8,7 ton pasuri me vlerë prej 150.000 eurove, duke përfshirë pajisje mbrojtëse dhe mjete dezinfektuese.
“Gjermania qëndron fuqimisht në anën e Kinës në luftën kundër koronavirusit dhe ka bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kineze. Ne i respektojmë shumë përpjekjet që po i bën Kina”, tha Mas.
Numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e virusit në Kinë është 1.868 persona.(koha.mk)