Strasburg, 14 nëntor – Komisioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) e zgjodhi deputetin e Bundestagut, Piter Baer për raportues të Kosovës, transmeton gazeta KOHA.
APKE-ja njoftoi në Tuiter se Baer është zgjidhur si raportues për situatën në Kosovë.
Në kumtesën për mediume për emërimin e Baerit, Këshilli i Evropës theksoi se Kosova përmendet në harmonizim të plotë me Rezolutën e Këshillit për Siguri të KB-së 1244 dhe pa paragjykim të statusit.
Baer, raportues për Ballkanin Perëndimor në parlamentin gjerman, më 3 shtator në Prishtinë deklaroi se Berlini e kundërshton ndryshimin e kufijve si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe u bëri thirrje pesë anëtarëve të BE-së të cilët nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë.
Në fund të prillit, para takimit të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë në Berlin, Baer paralajmëroi se perspektivat evropiane të Kosovës dhe të Serbisë do të vendosen në veprim nëse pjesëmarrësit në atë takim nuk tregojnë vullnet të fuqishëm për avancim në procesin për normalizimin e marrëdhënieve.(koha.mk)