Gjermani, një burrë i armatosur me thikë sulmon nxënësit

Në qytetin Ilerkirchberg, në territorin e provincës Baden-Württemberg, mëngjesin e sotëm një burrë ka sulmuar me thikë dy nxënëse që po shkonin për në shkollë.

Sipas policisë, dy vajza të moshës 13 dhe 14-vjeç kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spital.

Sulmuesi iku në një ndërtesë, e cila u rrethua menjëherë nga policia pasi u raportua për sulmin.

Advertisements

Oficerët e zbatimit të ligjit hynë në një ndërtesë banimi ku gjetën sulmuesin dhe dy persona të tjerë.

Për momentin nuk dihen motivet e sulmit dhe nëse vajzat e njihnin sulmuesin.