Kamionët aktual po harxhojnë gjithnjë e më shumë naftë, ndotin qytetet si dhe ndikojnë masivisht në ndryshimet klimatike. Gjermania mendon se mund të ketë gjetur përgjigjen duke përdorur linjat ajrore për të fuqizuar platforma e mëdha transporti. Një sistem që i lejon kamionët të tërheqin energji elektrike nga kabllot lart, hyri në veprim 10 kilometra distancë nga autostrada gjatë kësaj jave, sipas qeverisë gjermane.
Është prova e parë e kësaj natyre në një rrugë publike në Gjermani. Zhvilluar nga Siemens (SIEGY), sistemi lejon platformat e mëdha me pajisje të posaçme montuar në çatitë e tyre për t’u lidhur me linjat e elektrifikuara ndërsa udhëtohet me një shpejtësi deri në 90 kilometra në orë.
Kamionët drejtohen nga motorë elektrike kur janë të lidhur me linjat ajrore dhe një sistem hibrid kur ata kthehen në një rrugë tradicionale. Ndërsa sensorët janë ata që shërbejnë për të zbuluar nëse telat lart janë në funksion ose jo. Siemens thotë se sistemi i saj eHighway kombinon efikasitetin e hekurudhës elektrike me fleksibilitetin e kamionëve. Një përfitim tjetër është një reduktim i mprehtë i emetimeve të CO2 dhe oksideve të azotit. Siemens argumenton se sistemi mund të integrohet me infrastrukturën rrugore ekzistuese, duke e bërë atë një mënyrë praktike për të reduktuar emetimet dhe konsumin e energjisë në vendet ku nuk janë të realizueshme hekurudhat.
Sektori i rrugës i hapur të martën është pjesë e një lidhjeje thelbësore midis aeroportit të Frankfurtit, një shpërndarës global të mallrave dhe një park industrial aty pranë. Dy shtrirje të tjera të autostradës me sistemin do të hapen së shpejti. Qeveria gjermane shpenzoi 70 milionë euro për të realizuar ndërtimin e kamionëve që mund të përdorin sistemin. Siemens tha se një pronar kamioni mund të kursejë 20,000 € mbi karburantin për 100,000 kilometra.