Pas sulmit në Berlin, Gjermania tronditet sërish nga aktet terroriste në qytetin e Wiesbaden ku ka humbur jetën 1 person dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë. Një prej të plagosurve është mbrojtësi i skuadrës gjermane Dynamo Dresden, Marc Wachs i cili luan në Bundesliga 2. “Ne jemi të tronditur, të habitur dhe të prekur thellë. E gjithë familja e Dynamos qëndron prapa Marku dhe familje së tij “, ka thënë drejtori sportiv i Dresden, Ralf Minge, transmeton Telegraf. Futbollisti i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.