Forcat speciale të policisë gjermane herët në mëngjes e arrestuan sirianin, Xhemen A. (19), nën dyshimin se ka përgatitur sulm për të vrarë sa më shumë persona. Ai u arrestua në Shverin, në pjesën verilindore të vendit, me urdhër të Prokurorisë, ndërsa policia e ka bastisur banesën në të cilën ka jetuar, si dhe të disa personave të tjerë të cilët ende nuk janë të dyshuar. Sipas hetimit, i akuzuari ka përgatitur sulm “të motivuar islamist” me mjet shpërthyes në Gjermani.
“Planet tashmë ishin ‘konkrete'”, thonë autoritetet. Xhemen A. kishte vendosur në korrik të këtij viti të kryejë sulm me mjet shpërthyes “për të vrarë dhe plagosur sa më shumë njerëz”, sqaron prokurori. Për atë qëllim, ai kishte blerë pjesë dhe përbërje kimike për përpunimin e bombave. Prokuroria thekson se ende nuk dihet nëse i dyshuari tashmë ka pasur në mendje qëllim të caktuar për sulm me bombë. Nuk ka indikacione se Xhemen A. ka qenë anëtar i organizatës terroriste, thekson prokuroria, duke mos kumtuar se kur ka arritur ai në Gjermani. I arrestuari dukshëm kishte planifkikuar sulm të pavarur terrorist, thekson Prokuroria.