Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në pjesën jugore të Gjermanisë, pasi autobusi u përfshi nga flakët derisa po lëvizte në autostradë në afërsi të Stammbach në Bavarinë veriore. Shumë pasagjerë kanë marrë plagë të rënda ndërsa ka frikë se shumë tashmë kanë vdekur, raporton BBC.
Zyrtarët policorë i kanë thënë Agjencisë DPA se kjo presin që tragjedia të jetë e rëndë. Policia ka bllokuar autostradën ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Në autobus kishte 46 pasagjerë dhe dy shoferë. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Trafiku thuhet se po lëviz ngadalë në autostradë.