Berlin, 30 shtator – Policia gjermane e arrestoi shantazhistin i cili kërkon para nga supermarketet që mos t’i helmojë prodhimet ushqimore në dyqanet. Ai është arrestuar dje nga ana e policisë në Ofteringen, në afërsi të zonës jugperëndimore të Zubingenit, pas denoncimit të qytetarëve. Policia e kërkoi personin i cili dërgoi letrat deri te kompanitë dhe policia, në të cilat u kanos se do të helmojë prodhime ushqimore në Gjermani dhe jashtë vendit nëse nuk i paguhen 10 milionë euro. Ishte burrë i kërkuar, i incizuar nga kamerat si vendos ushqim në raftet në një supermarket në Fridrihshafen. Atje më vonë ishin gjetur pesë vazo të hapura me ushqim për foshnja. Prokurori nga qyteti i afërt Konstanc deklaroi se, i dyshuari është kanosur se do të helmojë në 20 lloje të ndryshme të ushqimit dhe ka theksuar kompani konkrete të Gjermanisë dhe jashtë vendit.