Berlin, 28 dhjetor – Prokuroria publike gjermane sot publikoi se në Gjermani është arrestuar një person që ka kontaktuar me tunizianin Anis Amri, i cili të hënën e kaluar me kamion hyri në tregun e krishtlindjeve dhe vrau 12 persona, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini. Sipas shtypit gjerman bëhet fjalë për një shtetas tunizian të moshës 40 vjeçare, i cili ka qenë në kontakt me Amrin.