Prokurorët gjermanë deklaruan se kanë akuzuar një 32-vjeçar nga Siria për anëtarësim në organizata terroriste, pasi dyshohet se ai është përfshirë në grupin ekstremist, ISIS.
Ata njoftuan përmes një deklarate se Mohamed A. G., është arrestuar të enjten në qytetin perëndimor, Kasel. Ai akuzohet për anëtarësim në ISIS në Siri në gusht të vitit 2013 dhe për pjesëmarrje në disa beteja në vitin 2015.
Ende nuk është bërë e qartë kur ka hyrë ai në Gjermani dhe si është identifikuar nga autoritetet si i dyshuar.
Qindra mijëra sirianë kanë hyrë në Gjermani në periudhën kohore 2015-2016 si azilkërkues, derisa vetë emigrantët kanë identifikuar tek autoritetet të dyshuarit që kanë supozuar se kanë qenë pjesë e organizatave terroriste.