Gjermanët përforcojnë SQ5 e Audit

Kompania e njohur gjermane ABT Sportsline nga tani ofron paketën e re për modifikimin edhe të modelit SQ5 të Audit. Motori i këtij Audi SQ5, benzinë 3.0-litër, tani është përforcuar në 425 kuajfuqi. Por, të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale nuk janë zbuluar. ABT Sportsline për këtë SQ5 ka zgjedhur edhe disa sete të reja të rrotave (20, 21 ose 22-inç në dispozicion me ngjyra të ndryshme), sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, etj. Gjithashtu, ka zgjedhur edhe paketën për aerodinamikën, që përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, pragjet, spoilerin e pasmë, si dhe disa detaje nga fibra të karbonit për interier.