Së fundi, një sondazh i porositur nga gazeta “Bild” dhe i realizuar nga instituti INSA tregon se 70.1% të gjermanëve janë kundër lejimit të një feste të tillë. Sipas shefit të INSA-s, Hermann Binkert, rezultati tregon se për shumicën e madhe të gjermanëve, islami nuk i takon Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Më tutje, vetëm çdo i trembëdhjeti i pyetur ose 7.8% shprehet në favor të rregullimit me ligj të festave islamike në Gjermani. Madje edhe në mesin e Partisë së Gjelbër që konsiderohet me qëndrim më liberal ndaj të huajve, vetëm çdo i pesti ose 19.6% pranojnë mundësinë e festave të tilla. Në të gjitha partitë tjera, përqindja e atyre që janë në favor është shumë më e ulët, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, më e ulëta është në mesin e partisë së ekstremit të djathtë AFD janë 3.7% të tillë, pastaj në FDP, 4.2% etj. Nga ana tjetër është interesante se Komiteti Qendror i Katolikëve të Gjermanisë (ZdK) është shprehur në favor të lejimit zyrtar të festave myslimane në Gjermani.