Revista gjermane “Kosmo” së fundi ka bërë një listë me disa nga gjërat që të gjithë ballkanasit i bashkojnë. Lista përmban pesëmbëdhjetë gjëra që sipas tyre secilit nga ballkanasit e gjejnë vetën në njërën nga këto gjëra:
Çdo gjë që ata hanë përmban qepë dhe hudhër.
Ndajnë dhomën e tyre 10 m2 deri në 25 vjet me vëllezërit e motrat.
Në aeroport valixhja e tyre zakonisht është më e madhe nga gjithë të tjerat.
Nënat i shohin fëmijët e tyre gjithnjë të hollë, edhe në qoftëse ata janë tepër të trash.
Ata kanë ilaçe, data e skadimit të cilave ka kaluar shumë kohë më parë.
Përdorin qeset e blerjeve për hedhjen e mbeturinave.
Ballkanasit kanë lecka të shumta për pastrim të cilat janë komplet të grisura.
Në dhomën e gjumit nuk ka një krevat të zakonshëm, por një divan që shtrihet.
Asnjëherë nuk i përmbahen recetave gjatë përgatitjes së ushqimit.
Ushqimi që ju japin fëmijëve në shkollë është kryesisht sarma dhe pite (byrek).
Ata besojnë se mund ta shohin të ardhmen e tyre në një llum kafeje.
Është praktikë e zakonshme që 600 të ftuar të vijnë në dasmën e tyre, shumica nga ta janë të panjohur.
Fshehin alkoolin në shishe plastike nën rroba dhe në valixhen e tyre kur udhëtojnë.
Çdo send tek ballkanasit është e stolisur me nga një tentene përmbi, qoftë edhe mbi televizion.
Telekomandën e tyre shpesh e mbështjellin me një qese plastike për të mbrojtur nga prishja.