Me siguri përpara se të bëheshit prind kishit shumë pritshmëri ndaj vetes. Madje kishit organizuar në kokën tuaj edhe një listë të gjatë të gjithë sjelljeve që do të lejonit dhe jo që të kishin fëmijët tuaj por sapo u bëtë me fëmijë kuptuat se jo gjithçka shkon ashtu siç planifikon. Dhe për hir të vërtetës, nuk ka asgjë të keqe këtu sepse është krejt normale që të mos përmbushen të gjitha pritshmëritë në maksimumin e tyre. Mos mendoni se jeni të vetmit dhe mos i konsideroni gabime, i bëjnë të gjithë dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.
– Ju keni menduar se do t’i ushqeni gjithmonë shëndetshëm fëmijët tuaj, por janë disa gjëra që ju shpëtojnë. Disa çokollata, ndonjë patatinë tek tuk, mos u mërzisni se fëmijët duhet t’i shijojnë edhe këto gjëra!
– Keni menduar gjithmonë që do të luanit me fëmijën dhe se do të vizatonit apo ngjyrosnit bashkë. Epo ndonjëherë jeni shumë të lodhur për ta bërë këtë. Qetësohuni, fëmijët mund ta bëjnë edhe të vetëm këtë!
– Keni menduar gjithmonë se do kishit një sjellje konstante (pra jo një herë tolerant dhe herë të tjera shtrëngues) por nuk funksionon gjithmonë, sepse edhe sjelljet e tyre ju bëjnë që të reagoni ndryshe. Mos u shqetësoni, gjithçka është pjesë e raportit prindër-fëmijë!