Ju sjellim disa nga faktet e marra nga një infografikë dhe copëza të shkëputura nga webi . Fakte rreth brendit më të famshëm sportive të cilat shumë persona nuk i dinë
Prej 5 dekadash në botën e biznesit. Nike bën 50 vjeç këtë vit. Një palestër në Britani dhe butiku “ My Fitness”, krijuan një infografikë për të festuar 50-vjetorin e kompanisë Nike si një nga markat më të mëdha të veshjeve sportive.
– U themelua në vitin 1964. Nike u themelua në vitin 1964 si “Blue Ribbon Sports” dhe fillimisht operoi si distributor për këpucarin Onitsuka Tiger ( i njohur si Asics). Ajo u bë Nike zyrtarisht ne vitin 1971.
– Vetëm me 1200 dollarë në bankë. Kompania u themelua me një kapital prej vetëm 1,200 $. Ajo u krijua nga Bill Bowerman dhe Phil Knight.
– “Dimension 6”. Knight dëshironte ta quante kompaninë “Dimension 6”. Emri Nike vjen nga perandoresha greke e fitores dhe shqiptohet “ny-kee”. Punonjësi i parë Jeff Johnson erdhi në kompani së bashku me emrin e kompanisë.
– Momenti “Eureka”. Momenti i parë “Eureka” për Bowerman për inovacionin e këpucëve ishte në vitin 1971, kur ai së bashku me bashkëshorten ishin duke ngrënë pite për mëngjes. Atij i erdhi në mëndje ideja për të krijuar atlete me shputa elastike për të ndihmuar atletët gjatë garës.
– E frymëzuar nga një vrasës serial. Slogani “Just do it”(Thjesht bëje) u frymëzua nga vrasësi serial Gary Gilmore, i cili tha “let’s do it” (Le ta bëjmë) përpara se të ekzekutohej nga një skuadër pushkatimi në vitin 1977. Ky fakt u bëi ditur në vitin 2009 në një dokumentar në lidhje me reklamat i quajtur ““Art & Copy”.
– Fushata e parë “Just Do It”. Fushata e parë “Just Do It” u bë në vitin 1988. Ajo u prezantua nga një ikone 80-vjeçare I cili vraponte ngadalë përgjatë “Golden Gate Bridge”.
– Fitimet e Michael Jordan nga Nike. Përkundër faktit se ai nuk ka luajtur basketboll në mënyrë profesionale që nga viti 2003, Michael Jordan ende thuhet fiton 60.000.000 dollarë në vit nga honoraret nga Nike, sipas Forbes.
– Klouni i Bukureshtit. Tenisti profesionit rumun Ilie Nastase, i njohur dhe si “klouni i Bukureshtit”, ishte atleti I parë I cili nënshkroi një kontratë me Nike në vitin 1972.
– Dyqani i parë Nike. Dyqan Nike më i madh në botë nuk është në atdheun e tij në SHBA, por në “Oxford Street” të Londrës. Ndërtimi i dyqanit kushtoi 10.5 milionë dollarë.