Gjeneva për herë të tretë në katër vitet e fundit është zgjedhur si qyteti më i mirë si desntiancion evropian për pushime. Ceremonia është mbajtur në Shën Petersburg, shkruan “eturbonews.com”. Ky çmim është si ‘Oscar’ në industrinë e turizmit. Atraksionet natyrore të Gjenevës, ofertat e turizmit kanë bërë që qyteti zviceran të zgjidhet si më i miri në një konkurrencë të ashpër, përcjell albinfo.ch. Ky është një sukses për qytetin zviceran, derisa ka arritur të mposhtë qytete mjaft të njohura e të mëdha, si Amsterdami, Kopenhaga apo Roma. Gjeneva është vlerësuar si një qytet që ofron cilësi të larta për vizitorët, duke ikur nga dobësitë që ofrojnë vendet tjera. Vendet e bukura pranë liqenit të Gjenevës e shumë bukuri tjera, ofertat e akomodimit, numri i lartë i shërbimeve, duke përfshirë transportin publik falas, kanë qenë disa nga të veçantat në krahasim me vendet tjera. Gjeneva kishte fituar këtë çmim edhe më 2014 dhe 2015.